Blog

Shqipnisë nuk i ka hije me bo dasëm me dajre t’çetnikëve - Nga Ramë Lahaj

Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovarëve, anulo Goran Bregoviçin!

Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’jetë në Shqipni për të festuar në Festën e birrës.

Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë kolegët pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tonë të bukur shqipe. Po jo me atë e ata që neve na i prenë fëmijët në djep.

Tregohu burrë nji herë në jetë e mos na lëndo ma shumë! Mos na i qit kripë plagës!

Unë jam vetë artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse!

E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’kët punë renditja asht krejt e parandsishme!

Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘herë kur çetnikët serb me kangët e Goranit na i kanë përmys e djegë shpiat e baballarëve.

Mos i raftë kurrë Shqipnisë me u provu në të keq, se t'madh e t'vogël aty na ka. T’parët!

Thuaji jo Bregoviçit z. Kryeministër!

Shqipnisë nuk i ka hije me bo dasëm me dajre t’çetnikëve!

©Ramë Lahaj