Blog

Mish për top - Nga Artan Gjyzel Hasani

Artan Gjyzel Hasani - Toronto

Konflikti luftarak Rusi-Ukrainë tashmë është veç një togfjalësh i vjetëruar.

Ukraina është skakiera luftarake ku luajnë Të Fortët e Planetit, që të gjithë Mjeshtra Të Mëdhenj të çertifikuar në luftën e shahut gjeopolitik dhe ushtarak.

Aktualisht kemi luftë Rusi vs. NATO + SHBA që për momentin zhvillohet në territorin e Ukrainës dhe në kurriz të ukrainasve të armatosur, të financuar dhe të motivuar non stop nga Perëndimi.

Dhe viktimat e luftës, ushtarë apo civilë, nuk janë as anglezë, as amerikanë, as francezë, as italianë, as turq, as polakë, as finlandezë, as suedezë, as danezë, as hollandezë, as norvegjezë, as rumunë, as sllovakë, as çekë, as spanjollë etj., etj. Janë veç ukrainas të vrarë.

“Lufto ti, se të armatosim ne. Pune e madhe pse vritesh. Ti po lufton për Atdheun tënd!”, i thonë popullit ukrainas.

Një lufte për Atdheun në fund të të ciles nuk ka më Atdhe?

Duket qarte që NATO dhe SHBA nuk synojnë vendosjen sa më shpejt të paqes në Ukrainë, por një luftë të gjatë në distancë me Rusinë e Putinit që natyrshëm do të rezultojë fatale për Ukrainën dhe popullin e saj, por që do të sjellë me çdo kosto e çmim dobësimin deri në shkatërrim të parikuperueshëm të fuqisë ushtarake dhe potencialit ekonomik të Rusisë.

Dhe Zhelenski është vetëofruar si “masha” me të cilen NATO dhe SHBA do të nxjerrin “gështenjat” e tyre nga zjarri i Ukrainës.

Thirrjet e tij që në fillim të agresionit “Na jepni armë, duam veç armë (nënteksti: se ia tregojmë qefin vetë Rusisë dhe Putinit) do të përdoren nesër si alibi e Perëndimit për përshkallezimin e luftës deri në nje apokalips të mundshëm bërthamor.

“Na kërkoi armë dhe ne ia dhamë!”.

Pra në një luftë kundër një fuqie si Rusia e Putinit, kur nuk ia mban menderja as NATO-s e as SHBA-se të futen me trupa të armatosura, del “heroi” i Zoom-it Zhelenski e thotë: “Ju veç më armatosni dhe më paguani, se do i mund rusët!”

Karagjoz, që e di fort mirë se kujt i shërben. Ukrainës jo sigurisht. Aq më pak ukrainasve, ushtarë dhe civilë bashke…

©Artan Gjyzel Hasani