Blog

Fluturimi i gomarit - Nga Artan Gjyzel Hasani

Të besosh që çdo gjë që thotë Putin është gënjeshtër, je idiot.

Të besosh që çdo gjë që thonë Perëndimi, NATO, CIA, Biden&co, Zelensky dhe mediat e tyre është e vërtetë, të bën përsëri idiot.

Sepse askush nuk e ka monopolin e të Vërtetës.

Rreth 2700 vjet më parë Eskili shkroi: “Viktima e parë e luftës është E Vërteta!”

Luftërat e nxehta dhe të ftohta të njëqind viteve të fundit e kanë vërtetuar katërcipërisht këtë thënie të atij burri të zgjuar të lashtësisë…

Po përmend veç një rast: Lufta e Irakut shembulli klasik i Gënjeshtrës që shkaktoi një milion e gjysëm viktima civile, gra, burra, fëmijë, të vrarë ose të gjymtuar…

Thirrini kujtesës para se të hani çdo sapun politik apo mediatik për djathë, qoftë produkt rus e qoftë produkt perëndimor…