Qysh me fitu dashninë e ambasadorëve në Kosovë - Nga Enver Robelli
- Me i leju zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
- Me e pranu një “republikë serbe” brenda Kosovës.
- Me i pranu targat serbe të automjeteve.
- Me u dakordu që shtetasit e Kosovës nuk guxojnë me tregu as targa, as dokumente të Kosovës në kufi me Serbinë.
- Me ia falë Kishës serbe disa hektarë tokë.
- Me e pranu ekstraterritorialitetin e Kishës serbe në Kosovë.
- Mos me folë për krimet e luftës të Serbisë.
- Mos me folë për të zhdukunit.
- Mos me kërku dënimin e kriminelëve serbë të luftës.
- Mos me kërku vendosjen e një pllake përkujtimore në Batajnicë ku u gjetën gati 1000 kufoma viktimash civile të Kosovës.
- Mos me përmend kamionin me plot kufoma shqiptarësh të hedhur në Danub.
- Mos me nervozu Vuçiçin.
- Me pranu “Ballkanin e hapur” për interesa të Serbisë.
- Mos me kërku anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
- Mos me kërku liberalizimin e vizave për kosovarë.
- Me lavdëru BE-në që ia ka heq vizat Serbisë si shpërblim për 4 luftra të ndezura në Ballkan, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.
- Dhe krejt në fund: kosovarët me i kërku falje ambasadorëve që janë të lirë dhe të gjallë.
Kur i pranon krejt këto, atëherë mundesh edhe me vjedh vendin dhe asgjë nuk ka me të ndodhë (siç e ka tregu historia...).
©Enver Robelli





















