Pyetje dhe pikëpyetje për intervistën e Baton Haxhiut te Çim Peka - Nga Milaim Nela
Pse u takua Batoni me Stanisiçin? Kush ishte Baton Haxhiu në atë kohë përveçse një gazetar i rëndomtë? Çfarë pozite politike dhe roli kishte Baton Haxhiu në politikën kosovare? Kush ia dha mandatin?
Si mund të quhet një takim (pa ftesë) politik me shefin e shërbimeve sekrete të shtetit pushtues? Cilat ishin detyrat që iu dhanë nga Stanisiç? Pse u inskenua vrasja e Baton Haxhiut në Prishtinë? Kujt i interesonte viktimizimi i Baton Haxhiut dhe pse?
Pse nuk iu përgjigj Milosheviçit kur u identifikua drejtpërsëdrejti nga ai si bashkëpunëtor i tyre në Hagë? Si ka mundësi që Batoni u përzgjodh për të intervistuar Koshtunicën dhe Tadiçin? Ku e mori guximin Baton Haxhiu të luante garipin e fortë përballë presidentëve serbë në mes të Beogradit?
Çfarë ka për t’i thënë Batoni Veton Surroit kur ky i fundit e ka akuzuar për bashkëpunëtor të Serbisë? Pse u përzu Baton Haxhiu nga Koha Ditore?
Për Batonin Rugova nuk duhet të largohej nga Kosova. Sa i lexueshëm dhe deshifrueshëm je Baton. Pak galje për Batonin se Rugovën nuk kishte kush ta mbronte. Rugova edhe ishte peng edhe nuk duhet të qëndronte në Beograd.
Për Batonin edhe sot Hashimi do ishte personi më i përshtatshëm për të biseduar me Serbinë. Pse? Nuk ka gajle për Batonin se Thaçi desh i fali Serbisë 1/3-tën e territorit të Kosovës.
Kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë në vitin 1999, askush nga ndërkombëtarët nuk e mendonte pavarësinë e Kosovës, thotë Batoni.
Rrenë e trashë Baton. Marrëveshja e Rambujesë që u nënshkrua nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët, por jo nga serbët, parashikonte referendumin e shqiptarëve të Kosovës pas 3 vitesh. E ke harruar këtë Baton apo po flet nga pozitat e interesave të Serbisë?
Pra ky po thotë se ata që kishin rënë dakord para ndërhyrjes për referendum (rezultati i të cilit dihej) nuk e mendonin pavarësinë kur ishte larguar edhe ushtari i fundit serb nga Kosova.
Kujt ja shet këto mashtrime Baton? Kujt po i shërben?
Batoni shkoi deri atje sa të thoshte se luftën çlirimitare e ka mbështetur vetëm 1% e popullatës së Kosovës. Pse do thoni ju?
Batoni indirekt mbron rikthimin e Kosovës nën Serbi dhe indirekt do të shesë idenë shoviniste serbe se lufta duke qenë se nuk është mbështetur nga populli i Kosovës ka qenë e gabuar sepse ata kanë qenë më mirë nën Serbi. Si e shpjegon ti Baton?
Për të kuptuar se ku ha buke dhe kujt i shërben Baton Haxhiu, nuk keni nevojë të thelloheni shumë, por mjafton vetëm të shikoni përgjigjet e dy pyetjeve të Pekës:
1. Kush do ishte përfaqësuesi më i denjë për të biseduar sot më Serbinë, Rugova, Thaçi apo Kurti?
2. Si zgjidhet sot kriza e Veriut të Kosovës?
Këto dy pyetje e nxjerrin krejt zbuluar kërmën. A është Batoni që e konvertoi Edi Ramën në bashkëpunëtor të Vuçiçit apo është Rama që afroi Batonin duke e ditur se kujt i shërbente ky i fundit?
Rrena më e paskrupullt e Batonit në lidhje me Ramën ishte: “Rama nuk merr gazetarë dhe gjyqtarë në telefon”. Hahahahaha… Rama nuk është angazhuar për marrjen e drejtuesit të SPAK.
Këtu ndërrova kanalin. Sepse kur Baton Haxhiu mbron Ramën të fillojnë të vjellat.
Kush ka menduar se Sali Berisha e ka egzagjeruar ta quajë Baton Stanišič, sonte duhet të jetë bindur se Dr. Berisha nuk ka gabuar.
Batoni ka qenë dhe vazhdon të mbetet ushtar dhe shërbëtor i devotshëm i Serbisë.
Mos kini as dyshimin më të vogël!
P.S. Ishte torturuese të ndjekësh Batonin por isha i detyruar për arsye studimore. Largojeni nga ekranet këtë kërmë se po ju largon audiencen dhe besueshmërinë. Dezinfektoni studion.
©Milaim Nela


















