Vota e emigrantëve: “Karamelja me helm” - Nga Artan Fuga
E përsërisin sikur të ishte një mantra, a thua se tregojnë çelësin e shpëtimit.
Mantra e politikës në Shqipëri dhe e etnokracisë në emigrim e lidhur me politikën në vend, ose që “ushqehet” me ndonjë kockë që i hedhin këtij apo atij. A thua se ai është shpëtimi!?
Një çvendosje nga problemi i vërtetë që është një kod elektoral në pikë të hallit.
Në fakt mund ta vërtisin në atë mënyrë që ta bëjnë votën e shqiptarëve të mbetur në atdhe edhe më pak të vlefshme sa është sot, ndërkohë të ngopin emigrantët me karamelen me helm. E përsërisin edhe ca njerëz jo të këqinj por që nuk dinë se çfarë thonë.
Thënë kjo, emigrantët janë shqiptarë safi, që duhet të kenë të drejta sepse kontribuojnë për vendin, puna është si? Në ç'mënyrë? Jo duke i ngopur me lugë bosh!
©Artan Fuga





















