Kosova: dhuna asimetrike dhe faji simetrik - Nga Lutfi Dervishi
Kosova vendi më demokratik në rajon, Serbia vendi më autokratik.
Kosova vendi më proamerikan, Serbia vendi më prorus.
Kosova e quan Putinin agresor, Serbia e quan mik.
Kosova vendi që respekton më shumë minoritetet, Serbia vendi më represiv ndaj minoriteteve.
Kosova drejtohet nga njeriu që ka qenë në burgjet e Millosheviçit, Serbia drejtohet
nga bashkepunetori i Millosheviçit.
Kosova e do të ardhmen në Perëndim, Serbia në Lindje.
Kosova gjithnjë viktimë, Serbia gjithnjë vend agresor.
Serbia ushtron dhunë asimetrike, ndërkombëtarët e bëjnë fajin simetrik.
Kosova është problem që po ndërton një shtet demokratik e multietnik apo Serbia që nuk e njeh Kosovën?
Kosova është problem me politikat dhe veprimet e saj apo është Serbia?
Kosova apo Serbia ka problem me fqinjët?
Kosova apo Serbia e kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon?
Kosova e ka një problem. Kurti ka rënë në kurthin e perceptimit si problem më i madh se Vuçiç!
© Lutfi Dervishi


















