Pasqyrën e ka thyer kryeopozitari Basha
"Edi Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë". E thene kjo sot nga kryeopozitari Lulzim Basha.
Po me të vërtetë ky i vetëshpallur kreu i opozites shqiptare beson se e beson njeri?
Kjo eshte gjëja më fatkeqe e Shqipërisë. Maxhoranca nuk ka pasqyrë ku të shikojë veten për punën e vet, Kryeministri, Presidenti, shoqeria civile, pse jo edhe media.
Këtë pasqyrë, siç ma ka treguar historinë i ndjeri Pjetër Arbnori më 1991, e ka thyer vetë Z. Basha, i ndergjegjshëm çfare po bënte më 18 maj 2017.
Paraardhesit të tij, Z. Berisha, nuk i ka mbetur asnjë pasqyrë. I ka thyer të gjitha me kohë. Nuk ka çfarë i jep pasuesit.
Prandaj Bashës, si mbetet tjetër, por të shikohet në pasqyrën e Kryeministrit, që as begenis ta përmendë fare, veçanërisht në intervista me mediat e huaja.





















