Blog

Rezistencë në vend të viktimizimit - Nga Enver Bytyçi

Ka njerëz në këtë botë, të cilët janë agresorë e bëjnë viktimën. Ka të tjerë që zgjedhin viktimizimin si mënyrë për të tërhequr vëmendjen, edhe kur i kanë mundësitë të bëjnë qëndresë. Ka viktimizues pa qenë viktimë fare.

Viktimizimi është sëmundje e njerëzve të dobët, hileqarë, intrigantë e djallëzorë. Kjo mënyrë reagimi përdoret zakonisht kur këta njerëz të ligtë nuk janë të fuqishëm dhe nuk ushtrojnë të drejtën e tyre. Hilacakët janë kontigjenti kryesor i të viktimizuarve.

Por ka njerëz që goditen, keqtrajtohen, burgosen, izolohen, gjuhen me granata, me plumba e me grushte, ruhen në shtëpinë e tyre me policë te dera dhe sërish nuk bëjnë viktimën.

Ku e gjejnë forcën këta njerëz të zgjedhin rezistencën në vend të viktimizimit?

Te besimi e gjejnë atë force. Te integriteti dhe dinjiteti i tyre njerëzor. Te drejtësia hyjnore, sepse drejtësia njerëzore rrallë troket në dyert e të pafajshmve dhe të pambrojturve.

Kjo është arsyeja, pse hileqarët viktimizues kanë frikë nga rezistenca dhe qëndresa e burrave dhe grave të pamposhtura.

© Enver Bytyçi