Dajak Xhehnem - Nga Artan Gjyzel Hasani
Një popull që di veç të ankohet se po e rrahin, e meriton jo të rrihet, por të zhdëpet në dru sistematikisht.
7 vjet rresht avazi "na rrahu Rama!". Dhe vitet kalojnë.
Rama i rreh dhe akoma në pushtet. Ata ankohen.
Rama i rreh dhe prapë në pushtet. Dhe ata prapë ankohen.
Një reagim që shkon deri në nivelin e ankimit, por asnjë centimetër më shumë.
Po kujt i ankoheni? Ramës? I ankoheni kërbaçit, o trima?
Se që jeni “trima” kjo dihet. Rrihni e vrisni për një gërvishje makine, për një shikim, për një fjalë goje, për një karikues, për një gardh e vijë uji, rrihni e vrisni gratë, ish-gratë, të dashurat, dashnoret, prostitutat, vrisni e rrihni nënat e motrat, femijët dhe pleqtë, rrihni e vrisni çdo të pambrojtur.
Deri këtu shkon “trimëria” juaj. Se ju njihni veç trimërinë kriminale.
Nuk e njihni atë trimërinë tjeter, Trimërinë e Dinjitetit.
Dhe prapë dajak dhe Rama në pushtet edhe më i fortë.
Nuk mbeti morracak i veshur polic pa ju rrahur, pa ju marrë zvarrë e pa ua bërë brinjët më të buta se barkun!
Nuk është rrëzuar ndonjë diktaturë me ankesa, të dashur skllevër!
Nuk rrezohet një regjim jodemokratik me mënyra demokratike.
Fillojeni me një polic të fortë të cilin ta bëni peshk e ta shkrini në dajak publikisht.
Bëjeni edhe të nesermën. Edhe të pasnesërmen. Bëjeni çdo ditë. Veç të jeni të trashë të mos kuptoni që ata i mban në pushtet policia e tyre.
Në qoftë se do ua ndalojnë këtë krerët qesharakë të opozitës reale, rrihini edhe ata! Dhe rrihini mirë! Aq shumë sa të mos duken më mes jush!
Por në qoftë se nuk keni mendere t'i përgjigjeni dhunës së Ramës me dhunën tuaj, qepeni sqepin, pajtohuni me fatin plotësisht të merituar të frikacakut, zvarranikut dhe skllavit, ulni kurrizin dhe bëhuni gati për dajakun nga Erion Veliaj dhe pastaj lutjuni qiellit "O Zot, bëje të jetë ëndërr"...
©Artan Gjyzel Hasani









