E Majta që shton të varfërit - Nga Rob Kore
Dikur në Kanada mund të gjeje punë pa problem, mund të bleje shtëpi me çmime shumë të mira, mund të krijoje familje dhe ta mobiloje shtëpine brënda ditës, mund të bëje 3-5 femije dhe nuk ishte problem, mund të kurseje gjatë jetës dhe të kishe një pension të qetë dhe të sigurtë. Të gjitha këto ishin plotësisht të realizueshme për një përqindje të lartë të popullsisë.
Sot është tepër veshtirë të gjesh punë, jo çdo familje e re mund të blejë shtëpi, çmimet janë në qiell, familja është shkatërruar, pensioni po bëhet gjithmonë e më i pasigurtë. Çfarë ka ndodhur? Dhe çfarë po bëhet gjithmonë e më shumë evidente me COVID-19?
Klasa e mesme po eleminohet dhe po thellohet distanca midis të pasurve dhe të varfërve. Në Amerikë, Jeff Bezos vetëm gjatë një viti bëri nga 120 billion në 200 billion. Pra 80 billion në 12 muaj. Që do të thotë 6,6 billion në muaj ose 220 milion në ditë.
Me COVID Big Pharma po behet akoma më e pasur. Big, big money. Kurse klasa e mesme u hoq nga puna dhe një përqindje e lartë biznesesh të kësaj shtrese falimentuan.
Po e Majta çfarë po bën? Çfarë po bën Biden, Trudeau, Morrison dhe Jacinda? Pra, çfarë po bën sot e Majta në situatën ku ndodhemi dhe synon ta mbaje Botën? Atje ku ka thënë shprehjen lapidare Indro Montanelli: E Majta i do aq shumë të varfërit, sa që kur vjen në pushtet, i shton ata. Kjo nuk është një shprehje gazetareske e Montanellit, është realitet.
Ja pse. E Majta sapo vjen në pushtet masa e pare qe di të bëjë më mirë është ngritja e taksave. Puna me e thjeshte për një qeveri, nuk kërkon asnje lloj mundi apo vramëndje për ide të reja. Ngritja e taksave iu lë pronareve të mesëm më pak cash në dispozicion. Duke patur më pak cash, pronarët detyrohen të ndërpresin investimet per zgjerimin e biznesit ose heqin nga puna punëtorë.
Qe të dyja keto raste çojnë në rritjen e papunësisë. Papunësia rrit varfërinë. Pra nga njëra anë ndihmon Bezot me shokë të shtojnë billionat, nga ana tjetër rrit numrin e të varfërve.
Këto janë kryesisht 2 shtresat që votojnë të Majtën. E çuditshme, por është fakt. Të pasurit e votojnë sepse kane interesa, kurse të varfërit për shkak të propagandës, ku në këtë pikë të Majtët jane specialistë dhe të pakonkurueshëm.
Kurse shtresa e mesme, sidomos me COVID, u godit shumë rëndë. Çfarë do ndodhë me shtresën e mesme?
Shumë shërbime do bëhen online. Restorantet, supermarketet, dyqanet e ndryshme të lagjes do eleminohen dhe porositë do bëhen gjithmonë e më shumë online.
Pra klasa e mesme do zvogëlohet dhe Bezos me shërbimet shtesë online do vazhdojë pasurimin dhe rritjen e biznesit.
Ndërkohë klasa e mesme diku duhet të punojë për të mbajtur familjen. Ku do venë të punojnë? Tek Bezot dhe tek Big Pharma. Ata po e shtojnë biznesin vazhdimisht.
Çfarë ndodh tek kompanitë e mëdha, të cilat faktikisht sot diktojne politikën kudo në botë?
Kompanitë e mëdha janë diktatoriale; ose do bësh vaksinën deri në filan datë, ose të hoqa nga puna. Po nuk u binde, të nesërmen vinë në zyrë të kerkojnë çelësat dhe telefonin dhe nuk të lënë të prekësh më asgjë. Direkt del jashtë.
Di shumë raste në Kanada, kur është përdorur dhe policia për të dorëzuar çelësat dhe telefonin, për atë që reziston duke mos i dorëzuar ato në moment.
Kurse një pronar të një dyqani apo restoranti nuk e detyrojnë dot, sidomos kur qeveria shkel ligjin apo kushtetutën.
Po Trump pse u hoq me një mënyrë që diskretitoi Partinë Demokratike në gjithë botën?
Trump u hoq për shumë arësye, por nga më kryesoret është sepse Trump ndoqi politika ekonomike të cilat ulën papunësinë dhe rritën klasën e mesme.
Gjatë kohës së Trump u ul papunësia në shifra rekord. Kjo çoi në rritjen dhe forcimin e klasës së mesme. Me uljen e taksave, klasa e mesme ka me shume cash në përdorim. Me këto para ajo rrit biznesin. Rritja e biznesit kerkon më shumë punëtorë të rinj.
Gjatë periudhës së Trump u rrit mbështetja e të zinjve dhe latinove për Republikanët. Kjo është nje tmerr për të Majten. T’iu marrësh atyre votën e të varfërve, i ke vrarë si parti. Per këtë arësye, por dhe shumë të tjera, ata dogjën Amerikën dhe manipuluan zgjedhjet në 2020.
©Rob Kore












