Pse duhet mirëkuptuar klasa politike drejtuese e Kosovës? - Nga Hajro Çini
Kam parë shumë miq të mi demokratë dhe qëndrestarë shëmbullorë të shprehin zhgënjimin e tyre pse presidentja Osmani, kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca, nuk prononcohen fare për padrejtësitë që po i bëhen Dr. Berishës, burrit më të shquar të shtetit, që kombi shqiptar nxorri pas 1990, duke vënë në dukje të gjithë aktivitetin e tij në shërbim të Kosovës, që shpesh edhe i ka kushtuar atij shumë politikisht.
Është e vërtetë se çështja kombëtare në përgjithësi dhe Kosova, si çështja më delikate e çështjes sonë kombëtare në vitet 90, ka qënë busull e fortë, e paepur, e pakompromis që ka orientuar lejtmotivin politik të Dr. Berishës.
E ka shprehur që në fjalën e tij të parë para studentëve në fillim të dhjetorit 1990, e ka shprehur me shumë mënçuri dhe urtësi në Zyrën Ovale në takimin shumë të rëndësishëm të tij me Presidentin Bush Sr., që edhe bindi këtë të fundit që të kërcënojë Milosheviçin me atë që quhet Kërcënimi i Krishtlindjeve.
“Bombardoi” në zyrën e tij në Kryeministri, më 10 qershor 2007, me shumë logjikë, urtësi dhe mënçuri dhe kulturë, Presidentin Bush Jr. nga ku edhe mori premtimin e palëkundur të tij për pavarësinë e Kosovës. Pa atë takim, Kosova edhe sot mund të mos ishte e pavarur.
Unë kam folur shpesh me Dr. Berishën dhe kam kuptuar se në mëndjen e tij Kosova dhe Shqipëria është e njëjta gjë dhe se pa Kosovën e lirë dhe të pavarur Shqipëria do të çalonte shumë.
Ndërkohë që Presidenti Berisha ishte presidenti i parë antikomunist proamerikan, krejt papritur, me një akt të papëgjegjshëm, Sekretari Blinken e shpalli zyrtarisht Dr. Berishën “non-grata”, duke e akuzuar pa asnjë fakt, si dëmtues të demokracisë dhe për korrupsion domethënës.
Kanë kaluar disa vjet dhe Blinken, DASH, FBI dhe CIA nuk kanë arritur të nxjerrin qoftë edhe një fakt të vetëm për shpifjet që Blinken nxorri nga goja.
Dr. Berishës i ofruan ndihmë miq të tij në SHBA, por ai nuk pranoi. Vendosi, si malësor fisnik, që çështjen ta zgjidhte vetë.
Me sa kam marrë vesh, Kompania amerikano-jahudite që konsultonte Bashën më 2017, kishte planifikuar një bashkëqeverisje PS-PD dhe për këtë shkuan tek Dr. Berisha ta bindnin. Ai ua preu shkurt se një bashkëqeverisje PS-PD do të thoshte shkatërrim total i PD. Të pakënaqur me refuzimin e tij, ata lëvizën gurët në Washington dhe Blinken, një laké dhe papagall i korrupsionit, bëri veprimin çnjerëzor të radhës, ashtu siç është aktiviteti i tij që nga dita që mori detyrën që mban.
Udhëheqja shtetërore e Kosovës, më e pastra, më e ndershmja, më patriotja pas Dr. Rugovës, ka shumë patate të nxehta në tavolinën e saj.
Kosova rrezikonte të copëtohej. Kosova rrezikonte të bosnjëzohej, pra të bëhej një shtet jo funskional. Kosova kishte një mal me marrëveshje që qeveritë e korruptuara, të papërgjegjshme, deri anti-kombëtare të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, ia kishin vënë në kurriz asaj. Shto këtu edhe Lajçakun dhe Borrellin që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, apo dhiarët e diplomacisë amerikane, Grenell, Bolton. Palmer, Escobar, Chris Hill, që punojnë çdo ditë kundër Kosovës.
Megjithatë, për fat të mirë, Kurti, Osmani, Konjufca dhe Gërvalla, kanë arritur me shumë stoicizëm, durim, vullnet dhe heroizëm t’i zbrapsin këto rreziqe dhe duket se kanë bërë progres.
Detyra e tyre e parë është të mbrojnë Kosovën dhe të ndërtojnë një shtet model, siç edhe po bëjnë. Vetë Dr. Berisha u është shumë mirënjohës për atë që ata po bëjnë. Ata nuk mund të dalin haptazi në krah të Dr. Berishës, sepse qarqet anti-shqiptare në Washington, do ta keqpërdornin kundër Kosovës. Megjithatë ministrja e Jashtme Gërvalla në një intervitë shprehu respektin dhe mirënjohjen më të thellë për atë që Dr. Berisha ka bërë për kombin shqiptar dhe veçanërisht për Kosovën.
Pashë që Isa Mustafa dhe Edita Tahiri janë shprehur shumë pozitivisht dhe në mbështetje të Dr. Berishës. Të dy këta politikanë, të vjetër, të Kosovës, duket se e kanë mbyllur ciklin e tyre politik, që nuk ka asgjë për t’u krenuar dhe nderuar, nuk kanë asnjë mundësi praktike për t’u ricikluar dhe se, më shumë se për të mbështetur Dr. Berishën, ata po përpiqen të krijojnë ndonjë kujtim pozitiv për veten e tyre, se nga aktiviteti i tyre shtetëror nuk ka absolutisht asgjë në të mirë të Kosovës, veç marrëveshje shkatërruese për të dhe korrupsion galopant qeveritar.
© Hajro Çini












