Urtësi

Vazoja e jetës

Një profesor merr një vazo të madhe bosh dhe e mbush atë me topa golfi. Më pas pyet studentët se a është vazoja plot. Studentët janë dakord dhe thonë se po.

Ateherë profesori merr një kuti me rruaza dhe i hedh brenda vazos. Rruazat mbushin hapësirat boshe nga topat e golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazo ishte plot dhe ata përgjigjen se po.

Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brenda vazos. Pa dyshim rëra mbushi hapësirat boshe dhe profesori pyeti nëse vazo është plot. Këtë herë studentët përgjigjen njezëri PO.

Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos dhe studentët nisën të qeshnin nga ky rast... 

Kur e qeshura mbaroi profesori tha: -"Dua të kuptoni se kjo vazo përfaqëson jetën; topat e golfit janë gjërat e rendësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria-gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithçka dhe të na mbesnin vetëm ato, jetët tona do të ishin ende plot.

Rruazat janë gjërat e tjera që na interesojnë, si: puna, shtëpia, makina, etj.

Rëra është gjithçka tjetër: gjërat e vogla. Nëse do të vendosnim rërën të parën në vazo, nuk do të kishte vend as për topat e golfit as për rruazat. E njëjta gjë ndodh me jetën. Nëse harxhojmë gjithë kohën dhe energjitë tona për gjërat e vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjërat vërtet të rëndësishme.

Një nga studentët ngre dorën dhe pyet se çfarë përfaqëson kafeja. Profesori buzëqesh dhe thotë: "Jam i lumtur që më bën këtë pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e zënë është jeta juaj, ka gjithmonë vend për një kafe me miqtë e tu!"

Kur gjërat e rëndësishme të jetës të rrëshqasin nga duart, kur ndihesh i stresuar, kur 24 orë në ditë duket se nuk të mjaftojnë më, kujtohu dhe reflekto mbi historinë e vazos. 

@FlasShqip.ca