Mëso të jetosh me pak, sipas Senekës
Paraja nuk ka pasuruar kurrë asnjë njeri. Përkundrazi! Ajo ngjall një dëshirë gjithmonë e më të madhe. Do ta dish përse? Sepse sa më shumë të kesh aq më e lehtë është të fitosh.
Kur paraja rrjedh lumë, kur deri në majën e çatisë gjithçka është e veshur me ar, kur shërbyesit zgjidhen nga bukuria e trupit, pasuritë e verbojnë popullin dhe e tërheqin pas. Tek këta njerëz lumturia qëndron në dëshirën për të lënë pa mend turmën.
Në të vërtetë njerëzit, varfëria e mundimshme e të cilëve zbukurohet padrejtësisht me titullin e pasurisë e kanë kamjen ashtu siç kemi temperaturë, ndërkohë që është kamja ose temperatura që na ka neve.
Kam vetëm një këshillë për të dhënë dhe nuk është asnjëherë e tepërt: Mate gjithçka me kutin e dëshirave natyrore. Vetëm se kujdes se mos ngatërron veset me dëshirat.
Ti do të dish se në ç’tavolinë do të hani dhe me cilin servis të argjendtë do të shërbeheni. Të ushqehesh-vetëm këtë kërkon natyra. Kur të djeg gurmazin etja, a kërkon ti kupa të arta? Kur ke uri, a kërkon ti të hash vetëm peshk të rrallë?
Uria nuk ka pretendime: ajo kërkon vetëm të shuhet, pak rëndësi ka mjeti. Mjerim luksoz: të torturohesh duke kërkuar mjetet për të pasur uri kur je ngopur, për ta pasur barkun jo plot por dëng, për ta zgjuar etjen, megjithëse ajo shuhet që në gllënkat e para. Horaci e thotë shkëlqyeshëm që etja tallet po aq me kupën që mbushim me ujë, sa edhe me dorën delikate që e shërben.
Midis mirësive të tjera, natyra na ka pajisur me këtë kryesoren: Çliroje nevojën për çdo tepri. Krijuesi i Gjithësisë, i cili i ka përcaktuar me shkrim ligjet e ekzistencës sonë, synonte të na lejonte të siguronim mbijetesën dhe jo të na bënte fëmijë të llastuar. Pasi kjo do të na kushtonte plot shqetësime.
Referenca: Letters from a stoic, Penguin book 1969
©Flasshqip.ca








