Urtësi

Pengesat në rrugë!

Në kohët e lashta, një mbret urdhëroi njerëzit e tij të vendosnin një gur në një rrugë. Ai u fsheh pastaj në shkurre, për të parë nëse dikush do të lëvizte gurin nga rruga. Disa nga tregtarët më të pasur të mbretit dhe oborrtarët kaluan duke ecur anash gurit me kujdes.

Shumë njerëz të të tjerë kur ndesheshin me gurin gjatë ecjes së tyre shanin Mbretin për zënien e rrugës, por asnjëri nuk bëri asnjë përpjekje për të hequr gurin.

Një ditë, një fshatar i ngarkuar me traste me perime arriti në vendin ku ishte guri. Ngaqë e gjykoi si pengesë, ai lëshoi trastet në rrugë dhe filloi të shtynte gurin me gjithë fuqinë e tij, derisa e zhvendosi. 

Pas kësaj fshatari u kthye për të marrë perimet e tij, e befas vuri re një një çantë të shtrirë në vendin ku kishte qenë guri. Çanta kishte brenda plot monedha ari dhe një shënim nga Mbreti, i cili shpjegonte se ari ishte për personin që do të hiqte gurin nga rruga.

Morali i tregimit: Çdo pengesë që ne hasim, na jep një mundësi për të përmirësuar rrethanat tona dhe ndërsa dembeli ankohet, të tjerët gjejnë suksesin duke punuar.

©FlasShqip