Ishulli i ndjenjave
Na ishte njëherë një ishull ku jetonin të gjitha ndjenjat dhe vlerat e njerëzve: Gazmendi, Zymtësia, Dituria, sikurse të gjitha të tjerat, përfshirë Dashurinë. Një ditë iu bë e ditur ndjenjave se ishulli do të shpërngulej, Atëherë ato të gjitha përgatitën varkat e tyre dhe u nisën, Vetëm Dashuria donte të priste deri në çastin e fundit. Kur ishulli përfundoi së shpërnguluri, Dashuria vendosi të kërkojë ndihmë. Pasuria kaloi pranë Dashurisë me një barkë tejet luksoze dhe Dashuria i tha:
“Pasuri, a më merr me vete?”
“Nuk mundem, ka shumë ar e argjend në varkën time e nuk ka vend për ty.” Dashuria atëherë vendosi t’i kërkojë Krenarisë që po kalonte pranë mbi një anije të mrekullueshme:
“Krenari, të lutem, më merr me vete?”.
“Nuk të ndihmoj dot, Dashuri,“ -u përgjigj Krenaria. Këtu është gjithçka e përkryer, mund të ma dëmtosh varkën time.”
Atëherë Dashuria i kërkoi Zymtësisë që kalonte pranë saj:
“Zymtësi, të lutem, lermë të vij me ty.”
“Oh Dashuri,” iu përgjigj Zymtësia, Jam kaq e trishtë dhe kam nevojë të rri vetëm.”
Edhe Gazmendi kaloi përbri Dashurisë, por ishte shumë i kënaqur dhe nuk dëgjonte se dikush po e thërriste. Papritur e pakujtuar një zë tha:
“Eja, Dashuri, të marr unë me vete.”
Ishte një plakë ajo që fliste. Dashuria u ndje pa masë mirënjohëse dhe plot gëzim Saqë harroi ta pyeste plakën si e kishte emrin. Kur arritën në breg, plaka shkoi në punë të vet. Dashurisë i ra ndërmend se duhej pyetur Dituria.
“Dituri, a mund të më thuash, kush më ka ndihmuar?“. “Ka qenë Koha,”-tha Dituria.
“Koha?”- pyeti Dashuria. Pse vallë më ka ndihmuar Koha?”.
Dituria, plot mençuri, iu përgjigj: “Sepse vetëm Koha është e zonja të kuptojë sa rëndësi ka Dashuria në jetë.”
Burimi: gmu.edu/org








