Çdokush ka një histori
Një djalë 24 vjeçar duke parë në dritaren e trenit i thërret të atit:
“Babi, shikoji pemët!”
I ati buzëqesh, ndërsa një çift i ulur aty pranë, pa me keqardhje sjelljet fëminore të djaloshit, kur ai papritmas thërret përsëri:
“Babi, shiko, retë po na ndjekin”!
Çifti nuk duroi dot dhe i tha babait të djalit:
“Pse nuk e çon tek një mjek ta vizitosh djalin?”
Burri i vjetër buzëqeshi dhe tha: “E kam çuar dhe sapo kemi dalë nga spitali. Im bir ishte i verbër që në lindje, dhe ai sot fitoi shikimin”
Çdo njeri në planet ka një histori. Prandaj mos gjykoni askënd pa e njohur. E vërteta mund t’ju surprizojë.












