Psikologji

Çfarë tregon për personalitetin mënyra si e bëni grushtin?

Pa mblidheni pak dorën grusht. Shikoi tani tre modelet e fotos së mësipërme. Cili ju përshtatet? Lexoni tani se ç’domethënie kanë.

          Tipi A

 Jeni një person i sjellshëm, i ndjeshëm, i dhimbsur dhe i respektueshëm. Jeni i aftë të merrni në konsideratë emocionet e të tjerëve dhe kjo ju bën një njeri të gjindshëm. Jeni tip i organizuar, me strategji kundrejt anës krijuese. Prireni të jeni tip i mbyllur, ose më saktë preferoni një përzierje të mirë mes hapjes dhe mbylljes sociale. Bëheni i paduruar sa i përket çështjeve që ju interesojnë. Gjëja e vetme për të cilën duhet të bëni kujdes, janë njerëzit. Ata mund të përfitojnë nga ndershmëria juaj. Jini vetvetja, por bëni kujdes!

       Tipi B

 Talentet, sharmi dhe karizma flasin më shumë për ty. Jeni tip i hapur dhe i gatshëm të reagoni në moment. Ju me zor i përmbani emocionet tuaja. Çdo gjë që ju ndodh keni dëshirë ta tregoni. Së brendshmi udhëhiqeni nga ambicja dhe gjithmonë keni një qëllim sekret në mendje për të arritur. Ëndrrat janë e vetmja gjë që ju i fshihni prej të tjerëve meqënëse nuk u besoni se do t’i kuptojnë ato. Kur doni të arrini diçka nuk ua varni të tjerëve sepse jeni të fokusuar në qëllimet tuaja dhe për këtë njerëzit ju gjykojnë padrejtësisht, por ky është problem i tyre jo i juaji.

         Tip C

 Ashtu siç fshihni gishtin e madh, ashtu i fshihni dhe mendimet apo emocionet tuaja. Ju pëlqen vetmia dhe shoqëria e kufizuar. Gjëja që urreni më shumë është drama. Prandaj tërhiqeni nga njerëz që janë të drejtpërdrejtë dhe jo aktorialë. Në fakt do donit vetëm njerëz të tillë në jetën tuaj. Bëni kujdes me njerëzit, pasi mund ti lëndoni kur komunikoni në mënyrë të vrazhdë. Por këtë ju e zgjidhni kur gjeni qetësinë tuaj në hapësirën personale të pushtuar vetëm nga vetja./ thedailynet.com