Tuç Zyma, djali i Doktorit - Nga Edison Ypi
Tuç Zyma jetonte në ishull. Ishulli i Tuçit kishte një banor. Banori i vetëm i ishullit të Tuçit ishte vetë Tuçi.
Ishulli i Tuçit ishte garazhi i shtëpisë së tij. Nga garazhi i Tuçit ku të mahniste Xhazi, deri te trotuari i Rrugës “Fortuzi” ku të






