Kanada

Saskatchewan, deklarohet i vdekur njëri nga dy të dyshuarit për masakrën e James Smith

  • Published in Kanada

Policia Federale Kanadeze (RCMP) po vazhdon përpjekjet për gjetjen e njërit nga dy vëllezërit e dyshuar si autorë të masakrës me thika në territorin e komunitetit autokton James Smith Cree, në provincën e Saskatchewan. I dyshuari tjetër është gjetur i pajetë në një fushë, duke e çuar kësisoj numrin total të viktimave nga kjo tragjedi, ndër më të tmerrshmet në historinë e Kanadasë, në 11 të vdekur dhe 19 të plagosur.

Damien Sanderson (majtas në foton kryesore), u deklarua i vdekur nga RCMP, ndërsa vëllai i tij, Myles Sanderson, mendohet se mund të jetë i plagosur. Urdhër-arresti për të përmban tre akuza, vrasje e shkallës së pare, tentativë vrasje dhe dhunim banese. Sa i përket vendndodhjes së tij, informacionet më të fundit thonë se ai mund të jetë ende në Regina. Ndërkohë, automjeti i kërkuar në lidhje me këtë ngjarje nuk është gjetur.

Lajmi i plotë për ngjarjen në link-un më poshtë:

https://flasshqip.ca/kanada/7567-tragjedi-ne-saskatchewan-10-te-vdekur-e-15-te-plagosur-pas-nje-sulmi-me-thika-ne-weldon 

©Flasshqip.ca me informacion nga Radio-Canada

Foto: RCMP