Kozmologjia dhe lashtësia e shqipes
- Published in Kulturë
- Nga: Burim Bardhari
Pse gjuha shqipe qëndron në trungun afër rrenjes, sa e rastësishme apo sa e “lashtësishme”? Shih faqet 16-17 te librit “Cosmological Origins of Myth and Symbol”, nga Laird Scranton. Fjala dada, ose nana (në gegërisht), përshkruan merimangën, që mrekullisht është e gjinisë gramatikore femërore, ajo që ndërtoi materjen si një rrjet molekulor me fije atomike (string theory), e ngjashme me tezgjahun egjiptian ku endet pelhura.
Kozmologjia eshte shkenca që merret me studimin e universit, kohës dhe hapësirës, sidomos përbërjes dhe strukturës së materjes. Sot në shkence njihet si Astro-fizika.
Mirëpo në lashtësi këto mesime përcilleshin me simbole, sepse shoqëritë e lashta si dhe gjuhët e tyre përkatëse, të lashta, përmbanin shpjegime të cunguara nga pasojat e ndodhive përmbytësore të shkaktuara paraprakisht dhe në trashëgimi ngelen vetëm simbolet, të pakten në syrin publik, ndërsa vëllazëritë ezoterike mundet që pronësonin edhe njohuritë e sakta shkencore të shkruara siç aludohet për Hermetikun T nga i cili mendohet se buron Rilindja perëndimore në Firence. Dhe jo vetëm se ata iu referuan njohurive klasike përkatëse mu para syve, por sepse u zbuluan mësime tërmetësore të “reja” por shkencore, nga lashtësia që sfiduan entin fetar kishtar dhe dogmën e verbër deri në ndarje të plote, ndonëse mesuesit e parë të shkencës ishin vetë priftërinjtë (pri-j, prift e mbara, prije grigjës ose tufës, bile edhe fjala hoxhë nënkupton mësues, jo diktator, qmz.).










