Gurrë kënaqësie dhe shqiptarie
- Published in Kulturë
- Nga: Dorian Koçi
Letërsia e traditës pothuajse është neglizhuar fare tek ne. Kur mendon se ç’përpjekje titanike kanë bërë rilindasit për të zgjuar një komb që flinte mbi dafina e identitete të rreme, por mbi të gjitha sa bukur tingëllojnë shumë ëmbël dhe shqip, letërsia e traditës duhet ringjallur dhe studiuar si një gurrë ku mund të gjesh motive të pafundme kënaqësie estetike, por edhe ndjenja shqiptarizmi. Më poshtë një poezi e Mjedjës...
Andërr
Pezull prei qiellit fluturote e shkreta
E si dielli n`mjesditë rreze shpërndake;
Engjëll ndër cucat o nji cike giake
Qi vec qielli numron ndër valle t`veta.
Arit i kishte flokët, e kish si zgjeta
Dritën e syve e mollzat rrumbullake,
E buzët e vocrra me të ngjyeme gjake,
Që kur i pash krejt i mahnitun mbeta.
Mandej si njeri, që prej gjumit ngrihet,
Mora zemër e e pveta me trimni :
„Engjëll a vajzë je ti, o bukurija?“
Qeshi goca nji herë, si vashë që pihet,
Uli kryetin teposhte e me dashtni
“Motër e nanë, tha, m`ke- jam Shqyptarija”










