NJERËZIT VDESIN TË PREMTEN
- Published in Kulturë
“Lavdi zotit që është e premte!” ose “Sa qejf erdhi e premtja!”
Besoj se ju ka rastisur ta artikuloni këtë shprehje. Po? Po pra, sepse për shumicën prej nesh e premtja është dita më e bukur e javës. Për disa ngaqë mbarojnë punën më herët, për të tjerë sepse i pret një fundjavë e bukur, për të çmendurit pas blerjeve është “Black Friday”, për ca ngaqë mund të veshin edhe xhinse në punë, për të tjerë pasi të premten në darkë mund të flenë kur të duan, pa merakun e ziles së mëngjesit të ardhshëm. Po por, (pse ka gjithmonë një “Po por”?!!) dhe diçka tjetër ndodh të premten. Çfarë?
NJERËZIT VDESIN TË PREMTEN
Është mit apo fakt, është teori apo hipotezë?
Ndoshta, nuk jemi të sigurtë për përgjigjen. Por ama të sigurt jemi që:
Ka dalë në treg libri “Njerëzit vdesin të premten”. Autori është akademiku më aktiv në jetën publike të Shqipërisë, Prof. Artan Fuga.
Pra, Libri i ri “NJERËZIT VDESIN TË PREMTEN” me autor Prof. Artan Fuga, do na tregojë vallë se pse njerëzit vdesin të premten?
Po të lexoni librin e fundit të Fugës do t’i bëni një shërbim të mirë aparatit logjik të procesimit të informacionit. Tregime komike e dramatike do t’ju sfidojnë dhe argëtojnë inteligjencën. E veçanta e stilit të autorit është thjeshtësia e artikulimit dhe krijimi i gjendjes “përthithje”, lundrime nëpër nivele të ndryshme të të menduarit, duke bërë që tek lexuesi të shfaqet efekti “Aha, e kisha menduar dhe unë, por nuk do t’a kisha shkruar kurrë kaq bukur!”
Do ta kishe menduar vërtet?! Provoje veten. Lexoje librin. E gjen në çdo librari ose porosite online. Ah se harrova dhe diçka që ndodh të premten...
Njerëzit blejnë dhe lexojnë libra të premten!

©FLASSHQIP.CA










