Letërsi

Vangjush Ziko: Tatuazhe mbi lëkurën tonë

Kruaj lëkurën

argasur vitesh

(stërgjyshi neandertalas

kruante

pleshtat)

kruaj kokën time tullace

pa të thinjurat leshra

roniten rreshtat

si balta

nga gjethet e vjeshtës

mbi lëkurën e vjetër

palimpsesti i ri

alfabet tjetër

(i sati, s'e di)

edhe pleshtat

edhe mitet

shkrimet e shenjta

për Perëndinë

dhe shejtanin

formula e Ajnshtajnit

dhe ca mesazhe kozmike

tatuazhe

mbi lëkurën tonë

rrinë.

Tagged under Vangjush Ziko